E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Tavo: Nano figurë e pranueshme, por i duhen votat e PS

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim, ndonëse nuk mohon vlerësimet për figurën e Fatos Nanos si kandidat për President, shprehet se firmat që i mundësojnë atij futjen zyrtare në garë, duhet t’ia sigurojë Partia Socialiste.

“Nëse PS që është normalisht dhe moralisht përgjegjëse për t’i siguruar z.Nano numrin e caktuar të firmave, e vendos që ta mbështesë z.Nano pa dyshim që do të ketë 64 dhe jo vetëm 20 deputetë firmëtarë. Ne kemi shprehur vlerësimet tona por në fund janë forumet e partisë ato që do të vendosin. Grupi parlamentar do të vendosë se cilin kandidat do të mbështesë për presidentin e ardhshëm”, tha në një prononcim për “Albanian Screen”, deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, njëherazi nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›