Presidenti, Mediu: Të ulemi njëherë brenda mazhorancës. Milo: Emrin e vendosin ndërkombëtarët dhe LSI
Kryetari i republikanëve, i cili zhvilloi një vizitë në SHBA me deputetin çam, Dashamir Tahiri, mohoi zërat se ai po largohej nga Idrizi për tu afruar më shumë me PR-në
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar që përpara se të ulen të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar për çështjen e presidentit, do ishte mirë që të uleshin partitë e mazhorancës. Ky është edhe sugjerimi që kam për drejtuesit e Partisë Demokratike që të ulemi dhe të kemi një qëndrim të përbashkët dhe më pas të ulemi dhe të negociojmë me palën tjetër, që është opozita, tha Mediu për Panorama.
Nano vjen si alternativë nga krahu i majtë, duhet që e djathta të dalë me një nga alternativat e saj të qarta, ashtu siç kemi operuar edhe në rastet e tjera, vijoi Mediu.
Ndërkohë kryetari i PDS, Paskal Milo duket se është i bindur se emrin e presidentit të ri do e vendosin ndërkombëtarët dhe LSI. Ai thotë se LSI do jetë kingmaker, d.m.th vendimtare për zgjedhjen e presidentit.