E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDIU: Vendimi për Limajn tregon luftën e drejtë të UÇK-së

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur sot vendimin e Gjykatës së Prishtinës për shpalljen e pafajësisë së njërit prej drejtuesve kryesor të UÇK-së, Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, të akuzuar në rastin "Kleçka".
 

Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se vendimi i Gjykatës së Prishtinës tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë për një çështje të madhe kombëtare dhe që nuk kaloi në asnjë rrethanë caqet e një lufte të drejtë.
 

“PDIU-ja gjithmonë ka besuar në pafajësinë e komandant Çelikut, ndaj ka bërë thirrje për t`i dhënë kohën e duhur drejtësisë për ta thënë fjalën e saj. Siç ne e dimë të gjithë sovraniteti në Kosovë, është i ndarë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht të Perëndimit, sidomos në fushën e drejtësisë” thekson PDIU.
 

PDIU-ja nënvizon gjithashtu se forcimi i marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, me Perëndimin me në krye SHBA-të, si dikur në luftë, është boshti kyç mbi të cilin duhet të ecë shteti i ri i Kosovës, shoqëria dhe politika e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›