E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Herët të flitet për emra, presidenti i ri nuk duhet të jetë noter partiak

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së e ka nisur duke akuzuar qeverinë se, tre vjet pas vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e krimit.

Sot bëhen tre vjet nga vrasja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi. Tashmë ne nuk kemi më asnjë iluzion se në këtë pushtet mund të zbulohen vrasësit e deputetit Fatmir Xhindi, tha Rama.

Më pas, ai u përqendrua tek procesi i përzgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se duhet të ketë një proces politik, në mënyrë që mos të kemi zgjedhjen e një noteri partiak.

Kemi hyrë në periudhën që do të përcaktojë nëse do të ketë apo jo proces politik për zgjedhjen e presidentit. Për ne kjo është një çështje përcaktuese për fatin e kandidatit në BE. Ne do të hedhim gjithë energjitë tona për një proces sa më gjithëpërfshirës, për ti dhënë vendin një president në frymën e Kushtetutës, dhe jo një noter partiak. Unë kam kërkuar një takim me drejtuesit e partive të tjera, për të arritur një konsensus të gjerë për mënyrën e trajtimit të kësaj çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, u shpreh Rama.

Sipas tij, është shumë herët që të flitet për emra konkretë, por presidenti i ri, duhet të plotësojë së paku tre kërkesa.

Është shumë herët të fitet për emra, por dhe kundërproduktive për këtë proces. Por, është padyshim koha për të folur për identiktin e presidentit të ri. Shqipërisë i duhet një president që të plotësojë së paku tre kërkesa:

E para, ti japë një shtysë përpara marrjes së statusit kandidat në BE.

E dyta, të jetë garant i Kushtetutës dhe posaçërisht i institucioneve të drejtësisë.

E treta, të përbëjë një faktor sigurie për zgjedhjet e ardhshme, tha Rama.

Në fund, ai u shpreh se opozita po përgatit propozimet për heqjen e imunitetit:

Do përgatisimin propozimin tonë për heqjen e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Imuniteti nuk hiqet nëpër tribuna politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›