E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi përshëndet vendimin e Kuvendit, uron pasardhësin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi ka përshëndetur vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Nishanit si President i ri i vendit, ndërsa i ka uruar Nishanit suksese në detyrën e lartë.
 

Bujar Nishani u zgjodh President i republikës me 73 vota pro, 1 kundër dhe 2 të pavlefshme.Bujar Nishani ka mundur të marrë 71 votat e nevojshme për tu zgjedhur Presidenti i Ri i Republikës së Shqipërisë.
 

Nishani është presidenti i 6-te i Republikës së Shqipërisë. Ky ishte raundi i katert i votimit ne Kuvendin e Shqiperise, pas tre raundeve te deshtuara, ku palet politike nuk munden te gjejne konsensus.
 

Topi do ti dorëzojë detyrën në 24 korrik të zgjedhurit të sotëm Bujar Nishani, kohë kjo kur i përfundon zyrtarisht mandati pesëvjecar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›