E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksi I fshatit Çepunë i amortizuar prej 30 vitesh, banorët kërkojnë shtrimin e rrugës

Fshati  Çepunë në njësinë administrative Cepo ,vetëm 5 kilometra  nga qyteti i Gjirokastrës vuan prej vitesh mungesën e infrastukturës rrugore.Kjo zonë rurale,me 100 familje ka aksin e vet në gjendje të amortizuar.Ky aks ka një gjatësi prej 1 kilometër.Gjatë periudhës së reshjeve me intensitet të lartë gropat përgjatë këtij aksi rural tejmbushen me ujë duke rrezikuar kalimin e automjeteve si dhe të banorëve.Sektori I Agjensisë së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Gjirokastër ka ndërhyrë mbi këtë segment për evitimin e këtij problemi.Banorët e ketij fshati janë shprehur se pavarësisht ndërhyrjeve nga agjensia përkatëse ky aks ka nevojë për më tepër vëmëndje nga pushteti lokal.

“Mbi këtë rrugë ka shumë vite qe nuk është vënë dorë.Si fillim ishte planifikuar per tu bërë me beton dhe asfalt.Bashkia ka ardhur ka nderhyrë duke hedhur baltë në rrugë.Kërkojmë të shtrohet rruga.shte vetëm 1 kilometër.”

Banorët e fshatit Çepunë e vuajnë këtë problematikë e cila është bazike për komunitetin në fjalë.Ata shpresojnë për ndërhyrje sa më drastike nga ana e pushtetit vendor pasi për 30 vjet nuk është kryer asnjë investim për këtë segment.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›