E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta takim me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.
Pas takimit zoti Meta u shpreh se, “vlerësova kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë të tyre dhe rëndësinë e forcimit më tej në dobi të dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ku Holanda zë një vend të rëndësishëm dhe në rritje”.
“Falënderova për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në veçanti për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë”, tha Meta.
“E falënderova Ambasadoren për ndihmën e Holandës, si për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i vitit 2019, ashtu edhe për ndihmën e vyer në  përballimin e pasojave të COVID-19 në Shqipëri, nëpërmjet programit “UNICEF Albania”, theksoi presidenti Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›