E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Meta:Ne nuk shqetësohemi për emra, por për mbarëvajtjen e procesit

Gazeta Shqip

Kreu i LSI theksoi se duhet të përshpejtohen negociatat, duke qenë se data 30 maj shënon raundin e parë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Në një dalje publike për të prezantuar kryetaren e re të LGI, Klejda Gjosha kreu i LSI, Ilir Meta është ndalur edhe te procesi i zgjedhjes së presidentit të republikës, duke qenë se jemi vetëm 2 ditë përpara raundit të parë për zgjedhjen e tij. Meta ka shprehur shqetësimin e tij për ritmin e ngadaltë me të cilin po ecin negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa theksoi se për LSI ka rëndësi mbarëvajtja e procesit dhe jo emrat që do të hidhen në tavolinë.

Procesi i dialogut dhe negociatave duhet të ecë më shpejt, në mënyrë të hapur, duke pasur në konsideratë që raundi i parë është të mërkurën. Duhen bërë përpjekje që presidenti të zgjidhet që në raundin parë. Nuk do të paraqesim emra sot. Duke vlerësuar angazhimin e PD për negociata, ne si LSI investimin tonë e  kemi për mbarëvajtjen e procesit, nuk kemi shqetësime për emra, theksoi Meta.

Më tej kreu i LSI ka nënvizuar faktin se nëse bëhet fjalë për emra, LSI mund të paraqesë që sot emra të cilët mishërojë disa parime të rëndësishme për detyrën e presidentit, pasi sipas tij, vendit tonë nuk i mungojnë emrat e denjë për ta kryer këtë detyrë.

Detyra jonë është të zgjedhim një president më të gjerë se mazhoranca qeverisëse, që jep mesazhe të rëndësishme të një bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës, bashkëpunim që duhet të vijojë edhe pas zgjedhjes së presidentit dhe do ti japë një hov të ri reformave, – u shpreh në fjalën e tij Meta.

28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

“Presidenti”, Meta:Ne nuk shqetësohemi për emra, por për mbarëvajtjen e procesit burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›