E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova, bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat

28-05-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha zhvillon një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga
 
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje, një takim miqësor me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në rezidencën qeveritare në qytetin e Durrësit.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me Presidenten Jahjaja, ndërsa vlerësoi rolin e kontributin e saj në konsolidimin e Republikës së Kosovës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Në takim u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston në të gjithë fushat midis Shqipërisë dhe Kosovës si interesi jetik i qytetarëve të dy vendeve.
Në bisedime u trajtuan dhe zhvillimet nё rajon. Kryeministri Berisha dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan se progresi i gjithanshëm i Kosovës ka bërë qё ajo të shndërrohet në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e bashkëpunimi nё rajon.
Ndërkohë, Presidentja Jahjaga i shprehu Kryeministrit Berisha ngushëllimet mё tё thella pёr humbjen e jetёve nё aksidentin tragjik nё Himarё, njё ngjarje qё tronditi thellё tё gjithё qytetarёt e Kosovёs.
Fundjavën e kaluar, presidentja Jahjaga vizitoi studentet e plagosura në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku u interesua nga afër për gjendjen shëndetësore dhe përkujdesjen mjekësore të tyre. “Ndiejmë një dhimbje të madhe për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajën që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre”, u shpreh presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›