Presidenti, Nano do konsultohet me ambasadorin e BE-së

Fatos Nano
Kandidati i ardhshëm për President, Fatos Nano pritet të takohet sot, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.
Ky takim është në vazhdën e konsultimeve që ish-lideri i PS-së Fatos Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.
Më herët, Nano është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidat serioz.
Ditën e djeshme, Nano, u takua me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për ish-liderin socialist.
Ndërkohë pritet që ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, të takohet edhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.
Pasi vetëshpalli kandidaturën për postin e Presidentit, Nano, deklaroi se, do të zhvillonte takime të ndara me të gjithë krerët e partive parlamentare, për të siguruar mbështetjen e tyre. / E.L/