E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Nano takohet sot me ambasadorin Sequi

Kandidati i vetëshpallur për postin e kreut të shtetit, Fatos Nano pritet të takohet sot, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi. 

Ky takim është në vazhdën e konsultimeve që ish-lideri i PS-së Fatos Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.
 

Më herët, Nano është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidat serioz.
 

Ndërkohë ditën e djeshme Nano është takuar edhe me kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule ku mori edhe mbështetjen e këtij të fundit.
 

Ai është takuar më herët edhe me kreun e LSI-së Ilir Meta, kreun e PS-së Edi Rama, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi ndërsa pritet dhe një takim me kryeministrin Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›