Obama: Kosova ka të ardhme premtuese

Presidenti, Barack Obama dhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili
Ambasadori i ri Kosovës në SHBA, Akan Ismaili është takuar me presidentin, Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë. Obama dhe Ismaili u shprehën në favor të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Prishtinës.
Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismaili ia ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Barack Obama gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë.
Në fjalën e tij, Presidenti Obama theksoi se Kosova është shtet i ri me të ardhme premtuese.
Sipas kreut amerikan të shtetit, në Kosovë mbetet edhe shumë punë për tu bërë, ndërsa u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës që të mbeten të përkushtuar për vazhdimin e progresit.
Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten përkrah Kosovës në përmbushjen e detyrave të vështira, të domosdoshme për avancimin e reformave. /Express/
Përagatiti: E.L