Presidenti, Nano nis takimin me kreun e PR, Fatmir Mediu
TIRANE – Ish-kryeministri Fatos Nano takoi sot rreth orës 13:30, në hotel Tirana kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të cilit do t’i prezantojë platformën e tij.
Pas turit të takimeve me krerët e partive parlamentare për të mbështetur kandidaturën e tij për president, Fatos Nano mbetet një kandidaturë e mirëpritur edhe nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.
Kreu i republikanëve ka konfirmuar dje në emisionin “Arena” se nuk e ka përjashtuar votimin e kandidaturës së tij në garën presidenciale. Të njëjtin qëndrim Mediu e shprehu edhe më herët në një prononcim të dhënë për mediat gjatë paradites. “Patjetër që do ta takoj zotin Nano. Unë kam qenë për dialogun politik, është mëse i domosdoshëm, sidomos për çështjet e interesit kombëtar. Unë besoj një President që do të vijë si fryt i diskutimeve dhe debateve brenda forcave politike dhe një vendimmarrjeje që qartësisht duhet të jetë kushtetuese mbas një fryme diskutimi konstruktiv”, - u shpreh Mediu.
Ish-kryeministri Nano është vetëshpallur kandidat për postin e presidentit. Ai ka zhvilluar takime me kreun e LSI, Ilir Meta kreun e PS-së Edi Rama, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule. Ditët në vijim pritet edhe takimi i Nanos me kryeministrin Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)