Takimi, Rama-Meta: Dialogu për presidentin, në funksion të integrimit
TIRANE - Zgjedhja e presidentit të ri të vendit uli sot rreth orës 12:30 në një tryezë të përbashkët dy ish-aleatët, Edi Rama dhe Ilir Meta. Rama: Dakordësia për Presidentin e nevojshme për marrjen e statusit kandidat. Meta: Me rëndësi jo zgjedhja e presidentit, por ndikimi tek reformat. Jemi në kohë për të ecur në rrugën e duhur.
Rama:Takimi me Metën për dakordësi për Presidentin
Ora 13:42- Menjëherë pas takimit me Ilir Metën, kreu i socialistëve Edi Rama u shpreh se takimi kishte për qëllim dakordësimin për cështjen e zgjedhjes së presidentit, që sipas tij është një proces kyc për marrjen e statusit kandidat në BE.
“Takimi i sotëm ishte si rezultat i nismës sonë për të komunikuar me të gjithë palët parlamentare, për të mundësuar një dakordësim në lidhje me presidentin, që duhet të jetë mishërim i Kushtetutës dhe jo noter partiak”.
Për Ramën, dialog do të thotë të komunikosh edhe me kundërshtarët kur bëhet fjalë për një cështje të kësaj rëndësie.
“Kur flasim për dialog, do të thotë dialog edhe me kundërshtarët. Shqipërisë i duhet sot një president që të kalojë provën, për të marrë statusin e vendit kandidat, të garantojë pavarësinë e institucioneve dhe kushteturës dhe të jetë garant për zgjedhjet e ardhshme”, komentoi Rama.
Rama u shpreh më tej se PS do bëjë gjithcka për interesat e vendit. “Nuk mund të predikojmë dakordësi dhe konsensus duke bërë sehir. Është koha për të komunikuar me të gjithë, që nga ky procss të dalë rezultati i pritshëm në funksion të interesti kombëtar, në funksion të integrimit”, shtoi ai.
Meta: Jemi në kohë për të ecur në rrugën e duhur
Ora: 13:34 - Menjëherë pas takimit me kryetarin e Partisë Socialiste, kreu i LSI-së, Ilir Meta doli përpara mediave, ku e vlerësoi bisedën me zotin Rama si mjaft konstruktive.
Lideri i LSI-së theksoi se takimi u zhvillua në kuadër të ftesës publike që kreu i opozitës u bëri të gjitha partive parlamentare dhe theksoi domosdoshmërinë e “thellimit të dialogut midis të gjithë aktorëve parlamentarë dhe joparlamentarë, me qëllim përmbushjen e disa objektivave imediate që janë parashtruar edhe nga eurokomisioneri Fule.”
“Objektivat, siç janë përmbyllja e reformës zgjedhore, asaj parlamentare dhe zgjidhja e çështjes së imuniteteve, i kemi nënvizuar prej gati 3 muajsh si prioritete për tu përmbushur.”- theksoi ai.
Sipas Metës, këto elemente të rëndësishme duhen përmbyllur përpara se të nisin procedurat për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Zgjedhja e presidentit do të jetë një proces kushtetues dhe sa më konstruktiv, sepse është e domosdoshme që reformat e tjera të papërmbushura të vijojnë, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin kandidat brenda këtij viti, që përkon me 100-vjetorin e pavarësisë. Ajo që është e rëndësishme është se sa pozitivisht kjo duhet të ndikojë që reformat të vazhdojnë edhe pasi të përfundojë zgjedhja e presidentit dhe vendi të marrë statusin kandidat brenda këtij viti.”-vijoi më tej Meta.
Më tej lideri i LSI-së nënvizoi se politika është në kohë për të ecur në rrugën e duhur. “Të mos lejojmë që kjo kohë e çmuar të shpërdorohet për qëllime afatshkurtra”- përfundoi ai.
Meta në takim me Ramën, i shoqëruar nga Vasili
Ora: 12:30 – Lideri i LSI-së mbërriti me përpikmëri në hotel ‘Sheraton’ në orarin e njoftuar për takimin. Ilir Meta shoqërohet në takim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Përpos diskutimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, Rama dhe Meta pritet të diskutojnë edhe për situatën politike në vend si dhe reformën zgjedhore.
Rama mbërrin në hotel ‘Sheraton’, i shoqëruar nga Ruçi
Ora: 12:20 – Kryesocialisti Edi Rama mbërriti i pari në ambientet e hotel ‘Sheraton’, i shoqëruar nga kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi, ku do të zhvillohet takimi me liderin e LSI-së Ilir Meta. Ndërkohë pritet edhe mbërritja e zotit Meta, ndërsa nuk dihet ende nëse pas takimit do të ketë një deklaratë për mediat, për të bërë publike detajet e bisedës.
Presidenti, Rama dhe Meta takohen në mesditë
Ora: 10:30- Zgjedhja e presidentit të ri të vendit pritet të ulë sot në një tryezë të përbashkët dy ish-aleatët e majtë, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Burime nga selia e PS-së dhe ajo e LSI-së bëjnë të ditur se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 12:30 në hotel “Sheraton”, në kryeqytet.
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama paralajmëroi pak ditë më parë se do të niste konsultimet me krerët e partive parlamentare, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.
Ndërkaq takimi i mesditës do të jetë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Metës, që pas ftohjes të marrëdhënieve mes tyre, rreth katër vjet më parë.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti, Nano takon sot kreun e PR, Fatmir Mediu