Presidenti, Nano sot takohet me Shpëtim Idrizin

Fatos Nano
TIRANE- Ish-kreu i socialisteve, Fatos Nano rinis sot takimet e paralajmeruara me kreret e partive, ne kuader te mbeshtetjes qe kerkon te fitoje pas veteofrimit te tij si kandidat për postin e presidentit të Shqipërisë.
Mesditen e sotme, ai pritet te takohet me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të cilit do t’i kërkojë mbështetjen ne garen e shpallur per kreun e ri te shtetit.
Ky takim vjen pas atyre te zhvilluara me pare me kryetarin e LSI-së Ilir Meta dhe kryetarin e PS-së Edi Rama. Takime te pritshme jane ato me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.