E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i 20 të arrestuarve, sot para gjykatës

Ministrja e Puneve te Brendshme te Maqedonise, Gordana Jankullovska

 

Grupi i të arrestuarve gjatë operacionit të djeshëm Monstër” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, është mbajtur gjatë tërë natës nëpër disa stacione policore.

Rreth 20 të arrestuar janë marrë në pyetje dhe janë shqyrtuar detajet e akuzave të ngritura ndaj tyre.

MPB dje kërkoi 24 orë kohë për të ngritur kallëzimet penale kundër të ndaluarve, me ç`rast më pas do të publikohen emrat e tyre.

Ata sot janë dorëzuar pranë gjykatësit hetues në Gjykatën Penale Shkupi 1, ndërsa akoma nuk dihet se cilët janë personat e grupit të ndaluar që mund të ngarkohen si përgjegjës të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, natën e 12 prillit.

MPB dje bëri të ditur se të ndaluarit janë pjesë e një grupi radikal islamik dhe arrestimi i tyre u bë në disa lagje të Shkupit si Çair, Hasanbeg, Shutkë dhe Haraçinë. Arrestime pati edhe në komunën e Likovës, ku u arrestua një grua e moshuar 60-vjeçare, për armëmbajtje pa leje si dhe një i moshuar tjetër.

Policia theksoi se gjatë operacionit të koduar Monstër” është gjetur një armë automatike, katër pistoleta, bombë, gjashtë plumba shigjeta e zezë, gjashtë fishekë për tromblon, gjashtë karikatorë për automatik si dhe materiale tjera të dyshimta.  / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›