E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Punonjës të barazisë gjinore

Eugen Wolfarth

Ambasadori   i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar emërimin e punonjësve të barazisë gjinore me kohë të plotë.

Wollfarth  ka folur në tryezën për barazinë gjinore ku  parashtron  si kërkesë bashkëpunimin e të gjitha institucioneve për fuqizimin e mekanizmave të barazisë gjinore

Integrimi gjinor mund të jetë i suksesshëm nëse të gjithë janë pjesëtarë të këtij procesi. Është koha që të finalizohet emërimi me kohë të plotë të punonjësve të barazisë gjinore dhe të fillojë bashkëpunimi mes institucioneve theksoi Wollfarth.

Ambasadori Wollfarth ka theksuar më tej se gratë duhet të përfshihen në hartimin e politikave sepse nëse nuk ndodh kjo atëherë sistemet që do të dalin prej tyre nuk do të jenë plotësisht demokratike. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›