Gaiani: Zgjedhja e presidentit, kushtetuese

Ambasadori italian, Masimo Gaiani
Ambasadori italian, Masimo Gaiani, ka thënë se, zgjedhja e presidentit u bë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa Nishanin e cilësoi, si një personalitet të një niveli të lartë.
Janë dy aspekte, së pari procesi në të cilin u zgjodh presidenti dhe së dyti personi i zgjedhur si president. Procesi ishte sigurisht një proces, i cili pati dialog mes palëve dhe u zgjodh në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë kundërshtim me atë që ka ndodhur. Ndërsa, zgjedhja e personit, është një kandidat i një profili të shkëlqyer, një person i një niveli të lartë. Një person mbi të cilin askush nuk ka pasur diçka për të thënë dhe sigurisht që ka qenë një zgjidhje e shkëlqyer. Unë vijoj ta theksoj se zgjedhja e presidentit është një çështje që i takon popullit shqiptar dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Parlament,- theksoi ambasadori italian.
Ambasadori Gaiani foli gjatë konferencës të quajtur, “Kuptimi i Procesit te Integrimit Europian”, që u organizua nga universiteti “Aleksandër Moisiu” dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri në qytetin bregdetar të Durrësit.
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi marrëveshjen me Kroacinë, sipas së cilës vendi ynë duhet t’i paguajë Kroacisë borxhin brenda 2 viteve.
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kroacisë, për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë kundrejt Kroacisë. /E.L/