Shqipëria i paguan borxhin Kroacisë në 2 vite

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi marrëveshjen me Kroacinë, sipas së cilës vendi ynë duhet t’i paguajë Kroacisë borxhin brenda 2 viteve
Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kroacisë, për zgjidhjen e borxhit të Shqipërisë kundrejt Kroacisë.
“Borxhi i qeverisë shqiptare ndaj Kroacisë me vlerë 5.4 milionë dollarë do të paguhet brenda dy viteve në harkun kohor të çdo 6 mujori”, deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho.
Shqipëria ia ka shlyer borxhet vendeve të ish- Jugosllavisë, përveç Maqedonisë, me të cilën pritet dhe nënshkrimi i marrëveshje. /E.L/