E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Nishani, apel deputetëve të Kuvendit: “Sfida juaj, Shqipëria vend kandidat për në BE”

04-09-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përshëndetur përmes një mesazhi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, duke i nxitur për bashkëpunim në interes të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ky sesion parlamentar, tha Nishani, përkon me një moment kyç në historinë tonë, 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Sipas tij, sfida e parlamentarëve është një alternativë e vetme: “integrimin evropian të Shqipërisë”. “Ne jemi në prag të festimeve të 100-vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar, një çast kyç ky në historinë tonë 100-vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar, një çast kyç ky në historinë tonë. Ky çast përkon edhe me një rrugëtim që kemi nisur prej disa vjetësh, aq shumë të dëshiruar dhe që të gjithë bashkë e konsiderojmë si alternativën e vetme: integrimin evropian!
Përpara nesh kemi sfida dhe detyra të rëndësishme. Vullneti dhe dëshira për ta pasur vendin tonë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kërkon kontribute reale. Në këtë kuadër, nxis forcat politike të punojnë bashkarisht për të arritur realizimin e detyrave të rëndësishme të parashikuara në 12 prioritetet e Bashkimit Evropian, përpara daljes së raportit të përparimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë”, u shpreh Presidenti Nishani. Ai apeloi për dialog dhe tolerancë si faktorët bazë të konsensusit dhe vendimmarrjes parlamentare.  Presidenti i Republikës ka theksuar rëndësinë e angazhimit të të gjithë deputetëve në heqjen apo kufizimin e imunitetit si një kontribut të vendosjes së një standardi politik dhe ligjor të nevojshëm për një shoqëri dhe një vend që aspiron vlerat evropiane të shtetit ligjor dhe të së drejtës. “Dëshiroj me këtë rast të nënvizoj rëndësinë e angazhimit të të gjithë deputetëve në heqjen apo kufizimin e imunitetit si një kontribut të vendosjes së një standardi politik dhe ligjor të nevojshëm për një shoqëri dhe një vend që aspiron vlerat evropiane të shtetit ligjor dhe të së drejtës”, deklaroi ndër të tjera, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në mesazhin drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›