Presidenti Nishani dekoron botuesin Pierre-Marcel Favre me “Medaljen e Mirënjohjes”
Personaliteti i njohur i botimeve evropiane, i cili ka qenë botues i librave “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha, “Panteoni i Zi” dhe Arkitekti u dekorua “Për kontributin në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi dje botuesin, kritikun dhe gazetarin e njohur franko-zvicerian, Pierre-Marcel Favre, njëkohësisht edhe themeluesi dhe Presidenti i Nderit të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë, me “Medaljen e Mirënjohjes”, me motivacionin: “Për kontributin e tij në botimin e librave historikë e politikë në gjuhën frënge, duke mundësuar njohjen në plan ndërkombëtar të realitetit shqiptar nën regjimin e diktaturës komuniste”. Në ceremoninë e zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës ishin të pranishëm, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo, presidenti i Botimeve “55” Fahri Balliu, 3 librat e të cilit janë publikuar në frëngjisht për lexuesit në Francë, Zvicër, Belgjikë e Kanada, Konsulli i Shqipërisë në Selanik, Riza Poda, Drejtoresha e Arkivit Qendror të Shtetit, Nevila Nika si dhe një sërë personalitetesh të tjera publike. Pas leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Bardh Spahia, Kryetari i Shtetit i dorëzoi Medaljen e Mirënjohjes zotit Pierre-Marcel Favre, duke vlerësuar lart veprimtarinë e tij, përkushtimin dhe kontributin e paçmuar në fushën e botimeve, të kritikës dhe veprimtarisë gazetareske. Në fjalën e tij zoti Favre vuri në dukje se Zvicra dhe Shqipëria kanë shumë pika të përbashkëta e shumë ngjashmëri mes tyre, sa u përket territoreve të vogla të të dy vendeve dhe flamujve respektivë që përmbajnë ngjyrën e kuqe. Botuesi Pierre-Marcel Favre, duke falënderuar Presidentin e Republikës për vlerësimin e përfundoi përshëndetjen e tij duke theksuar se “Jam sërish në Tiranë dhe më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje ndryshimi dhe zhvillimi juaj ekonomik. Shqiptarët kanë meritë në ndërtimin dhe transformimin e vendit të tyre. Ju po më jepni një shpërblim jashtëzakonisht të madh. Është absolutisht e papritur dhe e mrekullueshme. Dëshiroj t’ju falenderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë së re”.
Shqiptarët mund të mbështeten tek unë, për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë që po ndryshon
Nga Pierre-Marcel Favre
Është një nderi i madh për mua, dhe njëherësh është një kënaqësi e madhe të jem sot këtu midis jush, në Tiranë.
Kjo kënaqësi ka shumë burime.
Së pari, dua të them se Zvicra, vendi im, dhe Shqipëria, kanë shumë pika të përbashkëta, shumë ngjashmëri.
Në fakt të dy shtetet kanë territore të vogla.
Zvicra: 40’000 km2
Shqipëria : 28’000 km2
Të dyja kanë shumë male.
Të dyja shtetet kanë luftuar fort për pavarësinë e tyre,
Shqipëria e Zvicra janë të dyja kështjella të vërteta.
Zvicra është plot bunkerë të gërmuar në male. Shqipëria e mbushur me dhjetëra e mijëra bunkerë betoni. Edhe pse kjo është bërë në kohën e regjimit të Enver Hoxhës është e diskutueshme, përsëri tregon një përcaktim të ashpër ndaj armikut e pushtuesve.
Diasporat zvicerane dhe shqiptare janë të rëndësishme.
Ne gjithashtu kemi pasur shqiponja në Alpet zvicerane.
Dhe madje edhe flamujt tanë të dy kanë një ngjyrë të kuqe!
Me pak fjalë, ne jemi paksa të afërt.
Kam ardhur tre herë në Shqipëri, madje edhe gjatë regjimit të diktatorit Hoxha. Së pari, kam takuar shkrimtarin tuaj të madh Ismail Kadare, në restorantin e plazhit në hotelin e Durrësit
Për kujtesë, kam zbuluar një vend të mbyllur, ku shikoje praktikisht vetëm ca xhipe të vjetër kinez ë, asnjë të huaj, një aeroport t ë shkretë dhe disa aeroplanë të vjetër « mig ».
Erdha edhe gjatë kohës së Ramiz Alisë. Ndihej se vendi po dridhej. Por akoma ishte i paralizuar.
Me këtë rast njoha Riza Podën, dhe më pas e ftova në Zvicër ku ai mundi të bëjë disa studime. Si dhe disa bashkëpunime e projekte. Madje edhe një shtypshkronjë të vogël.
Në vitin 1996, herën e tretë unë ftova botuesit shqiptarë në panairin e Gjenevës, sepse ishte një rast i mirë për librin shqip, një panair që vizitohet nga më shumë se 100 vetë.
Më pas pata fatin të takoj Fahri Balliun. Çfarë personazhi i jashtëzakonshëm! Është njëherësh një shkrimtar brilant, gazetar, botues, edhe diçka tjetër që nuk e njoh.
Pata fatin të botoj në frëngjisht tre libra të tij, “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha”, “Panteoni i zi”, dhe së fundi “Arkitekti”, i cili sapo ka dalë në treg.
Kjo bëri që veprat e tij të prezantoheshin jo vetëm në Zvicër, por edhe në Francë, Belgjikë e Kanada.
Jam përsëri në Tiranë. Kjo është hera e katërt që vij dhe jam vërtet i impresionuar. Ju po më nderoni sot me një titull shumë të rëndësishëm për mua. Është e papritur dhe e kënaqshme.
Dua me të vërtetë t’ju falënderoj. Dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht! Sigurisht që mund të mbështeteni tek unë për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë së re”.
Faleminderit edhe një herë!
Biografia e z. Pierre Marcel Favre
Pierre-Marcel Favre u lind në Lozanë. Ai ka dy fëmijë, Bart, 25 vjeç, dhe Caroline, 22 vjeçe, e cila studion për arkitekturë, fushë në të cilën ka studiuar edhe i ati, Favre.
Në moshën 16-vjeçare, Pierre-Marcel nis aventurën e tij për të vizutuar sa më shumë shtete. Me kalimin e viteve ai zbulon më shumë se 100 vende, duke përfshirë edhe Algjerinë, në moshën 18-vjeçare.
Në moshën 17 vjeçare, kryen një kurs për pilot privat, studimet i përfundoi më pas, përmes një provimi profesional për pilotë pranë kompanisë Swissair në Zyrih.
Pierre-Marcel Favre fillimisht ngriti një agjenci për dizajn grafik dhe reklama, e më pas hapi edhe një shtëpi botuese ku nis të botojë veprat e tij të para. Më shumë tituj në 1400 do të ndjekin më pas... Ai vazhdon të redaktojë e të botojë më shumë se 50 libra në vit, pothuajse një libër një javë. Disa nga librat e botuar nga enti botues “Favre” janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Në vitin 1987, Pierre-Marcel Favre krijoi Panairin e Parë Ndërkombëtar të Librit dhe Shtypit në Gjenevë, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë, e cila grumbullon me qindra e mijëra vizitorëve në vit, më shumë se dy milion vizitorë që nga fillimi i saj. Ai e drejton këtë panair për 25 vjetësh.
Çdo vit, ai krijon ekspozita të mëdha, kushtuar piktorëve të famshëm si Toulouse Lautrec-Fernand Leger, Picasso, Miro, etj. Këto prezantime kanë arritur sukses të konsiderueshëm, me një mesatare më të madhe se 80.000 vizitorëve në pesë ditë, për çdo ekspozimi.
Në vitin 1988, ai krijoi revistën “Ishuj”. Në vitin 1989, me rastin e 700 vjetorit të Konfederatës Zviceriane, organizon një simpozium mbi "të ardhmen e të shkruarën dhe shumëgjuhësisë." Në vitin 1992, Favre ngriti Panairin e Parë të Studentëve, Europ’Art, International Art Fair - i cili pret me qindra e mijëra studentë në pavijonet e shumta.
Pas këtyre sukseseve të njëpasnjëshme jo rastësisht, Pierre-Marcel Favre themeloi Fondacionin për Shkrim, Fondacionin për Arteve Pamore. Ai ka kryesuar e kryeson mbi një duzinë borde drejtorësh, duke qenë kështu një nga personalitetet më me influencë në vendin e tij. Ai ishte zëvendëspresident i Shkollës së Re (Nouvelle Ecole) për tetë vjet. Shkruan rregullisht editoriale dhe komente nga gazetat dhe revistat e ndryshme.
Pas emërimit nga Presidenti i Republikës së Francës, Zhak Shirak, Ministri Jean-Pierre Chevènement e dekoroi atë me urdhrin “Kalorës i Legjionit të Nderit”, më 9 qershor 1998 dhe më pas u bë “Chevalier des Arts et des Lettres” si dhe “Oficer”, në një ceremoni të veçantë në Institutin e Francë, më 7 nëntor 2008. Dhe së fundi, ai u bë një “Oficer i Legjionit të Nderit”, më 18 nëntor 2011, me anë të gjeneralit Gobilliard Hervé. (Dhe Ai sot është në komisionin e Shoqatës së Anëtarëve të Legjionit të Nderit).
Pierre-Marcel Favre bën pjesë në mesin e 250 personalitete të rëndësishme të rajonin të voduaz të përzgjedhur nga “24 Orë”, më 27 prill 2012, dhe gjithashtu 90 romane të botuara nga “Favre” janë zgjedhur nga revista “Illustrated”, më 13 prill 11, si romanet e shekullit.