Skandali i pergjimeve ne SHBA
Cdo gjë është më se e ligjshme. Drejtori i FBI-së, Robert Muller, ka konfirmuar të njëjtën linjë që ka ndjekur dhe një ditë më parë homologi i tij i NSA-së. Të thirrur të dëshmojnë para kongresit amerikan ata kanë këmbëngulur se asnjë qytetar amerikan nuk është spiunuar në mënyrë të paligjshme, dhe se ato metoda kanë shërbyer për të parandaluar atentatet. Sipas Muller, i dëmshëm ka qenë zbulimi i sistemit Prism, gjë që i ka shkaktuar një dëm të madh sigurisë kombëtare. Ai ka shtuar se po bëhet cdo gjë që fajtori të dënohet. 29 vjecari Snouden, ish nëpunënës i Cias, që ka zbuluar programin për Gardian dhe Uashington Post është zhdukur sërish në Hong Kong. Skandali më i fundit i publikuar nga Nju Jork Tajms është ai i ruajtjes së ADN-së jo vetëm të kriminelëve por dhe të viktimave.