Presidenti Nishani nuk ndahet dot nga PD
Presidenti Bujar Nishani ka vendosur kohët e fundit që të hapë një profil si president në Facebook. Faqja deri më tani ka mundur që të bëjë rreth 2000 fansa.
Por, ajo që bie në sy është fakti se Nishani, edhe pse tashmë supozohet se u përket të gjithë shqiptarëve dhe nuk ka lidhje apo pëlqime politike, nuk ndahet dot nga PD.
Të vetmet faqe që ai apo bashkëpunëtorët e vet që merren me administrimin e faqes u kanë bërë like, janë pikërisht ato që kanë lidhje me PD-në.
Nishani u ka bërë like faqeve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, Opinionit të TV Klan, madje dhe farmacisë Peka.
