THIRRJE PUBLIKE: Blendi Fevziu e Zamir Mane, larg duart nga prona jonë!
Humor i zi nga Shqipëria: Pasi nuk i dëgjon askush për atë që e quajnë grabitjen e pronës nga Blendi Fevziu dhe Zamir Mane, nisin një fushatë publike duke ngjitur postera e letra nëpër rrugë
Anëtarëve të fisit Halili duket se nuk u ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër për të protestuar ndaj padrejtësisë që po iu bëhet duke iu grabitur pronën. Pasi kanë provuar gjithçka, ata kanë nisur një fushatë publike, duke ngjitur letra e postera nëpër rrugë, duke iu kërkuar Hektor Bregasit, Blendi Fevziut dhe Zamir Manes që të largohen nga prona e tyre.
I bëjmë thirrje publike Hektorit Bregasit, Blendi Fevziut dhe Zamir Manes, nga ne përfaqësues të fisit Halili, që të largohen nga prona jonë që është e blerë me flori dhe që ndodhet tek ish- ofiçina e avionëve pranë aeroportit Nënë Tereza.
I kemi shkruar qindra letra Sali Berishës, ambasadorit amerikan, ish- presidentit të Republikës dhe të gjitha institucioneve të tjera shtetërore dhe ndërkombëtare, nga të cilët kemi kërkuar një përgjigje qoftë edhe negative, të cilën se kemi marrë nga asnjë nga këto institucione. Vetëm nga Avokati i Popullit dhe OSBE kemi marrë përgjigje, të cilët janë treguar të sinqertë.
I jemi drejtuar edhe mediave, por ato kanë frikë nga këta persona, të cilët kanë grabitur pronën tonë, thuhet në thirrjen e tyre publike.
Ata pretendojnë se kanë dokumente të rregullta të pronës dhe se dosjen do e shpërndajnë në internet. Edhe aty ka pak liri në këtë vend.
