Presidenti Nishani takon ambasadorin e Austrise

Presidenti, Bujar Nishani priti në një takim Ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Florian Raunig, i cili garantoi për mbështetjen e mëtejshme në integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë këtij takimi Presidenti Nishani pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë kërkoi që kjo mbështetje të vijojë edhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Kryetari i shtetit nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE bazuar në meritë, në shpirtin e tyre evropian dhe në traditën historike.
Ambasadori i Austrisë Florian Raunig e garantoi Presidentin e Republikës se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe se Austria bën pjesë në grupin e vendeve që lobojnë për hapjen e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit.
Gjithashtu, ambasadori Raunig e informoi Presidentin Nishani për procedurat e rikthimit të përkohshëm të përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shqipëri me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.