E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harmonia fetare ne vend

Në kuadër të kryesimit të Këshillit të Evropës, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizoi takimin me temë: “Të marrim përgjegjësitë për Evropën e së nesërmes: Roli i të rinjve në dimensionin fetar të dialogut ndërkulturor”.
I pranishëm në aktivitet ndër më të rëndësishmit ishin, përfaqësues nga KiE, si  dhe  rreth 80 përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës, përfaqësues të lartë të Komuniteteve fetare si dhe përfaqësues nga organizatat rinore në vendin tonë.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi ndër të tjera shtoi se Shqipëria është një model i shkëlqyer i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare dhe ne kemi se çfarë ti tregojmë botës në këtë drejtim. 
Marrja e Presidencës së radhës të Këshillit të Evropës nga Shqipëria këtë vit, shtoi  Z. Bumçi, përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë, dhe organizimi i këtij takimi nxjerr në pah një nga vlerat më të larta të shqiptarëve.
Qëllimi kryesor është të bëjmë të njohur këtë vlerë që është toleranca fetare si dhe të japim kontributin tonë për këtë qëllim. Pjesëmarrësit e vlerësuan harmoninë fetare në Shqipëri si një aset të rëndësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›