E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani takon ambasadorin e OSBE Eugen Volfarth

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Ëollfarth, me kërkesë të këtij të fundit. Gjatë takimit u bisedua në lidhje me përgatitjen e një kodi etike, i cili do t'i shërbente shmangies së një gjuhe të papërshtatshme gjatë zhvillimit të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013. ndërkohë vetëm një ditë më parë, kreu ishtetit Nishani, thirri në një takim ditën e hënë, përfaqësuesit e partive politike shqiptare me qëllim përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhëshme të cilat sipas afatit kushtetues duhet të mbahen në qershor. Dhe pikërisht, këtë mesazh të ambasadorit Volfarth, Nishani pritet t'ia kumtojë edhe përfaqësueve të forcave politike që takimit të ditës së hënë. Ndërkohë ambasadori Ëollfarth e ftoi Presidentin Nishani të marrë pjesë në Ditën e OSBE-së, ftesë të cilën Presidenti i Republikës e priti me kënaqësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›