E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e mjetit te blinduar ARAVIS

Kompania franceze Nexter e cila furnizon forcat tokësore franceze ka kryer demonstrimin e mjetit të blinduar ARAVIS, pjesë e një stërvitjeje dyjavore me një persona të përbërë prej 40 vetësh.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte familjarizimi i personelit shqiptar të Forcave të Armatosura për njohjen e këtij mjeti të blinduar ushtarak.

Mjeti I siguron komoditet të lartë ekuipazhit, mbrojtje balestike kundër minave, sulmet e artilerisë dhe sulmet me eksplozivë.

Në përfundim u duk qartë se ky mjet siguron lëvizshmëri të lartë edhe në terrene të vështira.

Personeli ynë për një periudhë stërvitore dyjavore ishte në gjëndje për drejtimin dhe realizimin e detyrave me këtë mjet dhe u konstatua se është I përshtatshmë për realizimin e misionit të Forcave tona të Armatosura brenda vendit dhe në misionet e mbështetjes së paqes në Botë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›