Vizita e parë e Nishanit, në Kosovë
Pesidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të do të vizitojë Kosovën më 30 dhe 31 gusht. Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare si president, Nishani do të takohet me autoritetet kosovare, duke filluar nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kosovare si dhe me përfaqësues të opozitës, raporton “Koha Ditore”.
Bujar Nishani në kuadër të kësaj vizite, më 30 gusht do tu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancë solemne.