Deputeti kosovar voton në Shqipëri: Ishte shumë qetë
Deputeti i parlamentit të Kosovës, Arben Gashi, ka postuar në rrjetin social Tëitter një foto, duke treguar se ka votuar në Shqipëri.
Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se situata ishte e qetë.
Unë votova, shumë qetë ishte, shkruan ai.
Arben Gashi ka jetuar në Shqipëri dhe njihet si mik me zëvendësministren e Jashtme, Edit Harxhi.
Mediat kosovare kanë raportuar për një numër në rritje të kosovarëve që do vijnë në Shqipëri këto ditë për të votuar./ep
