E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTO LAJM/ Boja e gishtit nuk funksionon, ikën sapo lahet

bojaEdhe pse opozita bëri një betejë për të mundësuar kontrollin elektronik të votuesve në qarkun më të madh, në Tiranë, procesi dështoi. Paratë e shqiptarëve shkuan sërish në xhepat e pushtetit, kurse zgjedhjet kanë mbetur në mëshirën e bojës së gishtit, si një nga kontrollet më të rëndësishme për të mos lejuar votimin e dyfishtë.

Por boja e gishtit nuk ka asnjë funksion, pasi fshihet me shumë lehtësi, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e shkuara.

Edhe në këto zgjedhje, boja e gishtit hiqet sapo lahet, siç tregon foto, duke shtuar më shumë gjasat që në emër të emigrantëve të votohet nga njerëz të tjerë.

Së fundmi kanë dalë në dritë fakte se janë mbi 20 mijë karta identiteti të klonuara, që mund të bëjnë kërdinë në zgjedhje./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›