E Diel, 1 Nëntor 2026

Barrikadat ne veri probleme ne furnizimin me ushqime te banoreve

Banorët shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kodrën e Minatorëve, lagjen e  Boshnjakëve dhe në Kroin e Vitakut, po hasin në probleme të mëdha të furnizimit me ushqime. Një pjesë e këtyre banorëve thonë se kanë mbetur pothuajse të izoluar nga bllokadat e vendosura në rrugë nga strukturat paralele serbe dhe kërkojnë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtarë që të çlirojnë sa më shpejt rrugët.

Nuredin Dinaramaj i cili jeton në Lagjen e Boshnjakëve thotë se gjendja në këtë pjesë është e rëndë dhe e tensionuar. Edhe pse po  kalojnë netë të vështira, Dinamaraj thotë se nuk  kanë ndërmend të largohen nga shtëpitë e tyre pasi shpresojnë në normalizmin e shpejtë të situatës në veri. 

“Nata e mbrëmshme, ashtu si netët  e kaluara ka qenë një natë e vështirë. Por e rëndësishme  për ne është  se kufiri në Jarinjë dhe Bërnjak për herë të parë është marrë nënkontroll nga Qeveria. Tani Kosovën e kemi komplet. Vendosja e zhavorrit  dhe barrikadave nga serbët është sekondare, ne do ta tejkalojmë edhe këtë pengesë”- tha Dinamaraj.

“ Pasi është bërë bllokimi i rrugës  për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri jeta e tyre është në rrezik.  Ne  kemi problem me furnizim me artikuj ushqimor, pastaj shkuarja në shkollë si dhe liria e lëvizjes  është shumë e kufizuar. Por vendosja e barrikadave në këtë shekull është absurde vetëm të mendohet, por  si duket  serbet  pengesën e fundit janë ke e bëjnë në këtë mënyrë"- tha  Faik Haziri, banor i pjesës veriore.

Policia thotë se ka marrë masa për të ofruar siguri për banorët shqiptarë në pjesën veriore. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti thotë gjendja në këto vendbanime është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik të përshkallëzimit të situatës. 

"Ne jemi në kontakt të përhershem me banorët sepse kemi prezencen tonë permanente në këto lokalitete. Informacionet që marrim nga terreni nuk tregojnë për ndonjë inciddent i cili do të kishte përmasa të mëdha ose cfardo incidentii cili do ta destabilizonte situatën"- tha Hoti.

Probleme hasin edhe banorët shqiptarë të fshatrave të tjera në veri si, Ceraj,  Bistricë e Koshtovë, të cilave u është ndërprerë linja e vetme e transportit me autobusë për në jug të qytetit të Mitrovicës për shkak të bllokimit të rrugës. Edhe për ta, barrikadat e serbëve kanë krijuar problem në furnizimin me ushqime të këtyre zonave.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›