E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Kushtetuesja i hap rrugë shtetit policor

Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar ndaj interpretimit që Gjykata Kushtetuese i ka bërë çështjes së imunitetit të deputetëve të Kuvendit, zyrtarëve të qeverisë dhe presidentit.

“ Vendimet e Gjykatës i hapin rrugë një shteti policor, i cili paraqet kërcënim për demokracinë dhe të drejtat civile e politike të të zgjedhurve të popullit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Vetëvendosja.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund të vendosin një praktikë antidemokratike e cila e fuqizon ekzekutivin dhe misionet ekzekutive ndërkombëtare karshi të zgjedhurve të popullit, mund t`i shërbejnë edhe Hashim Thaçit për spastrimin e konkurentëve të tij të brendshëm politikë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›