E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje mesuesit ne greve. Kunder shkurtimeve ne arsim

Mësuesit e sistemit parauniversitar në Spanjë vazhdojnë për të dytën ditë rresht grevën kundër shkurtimeve të buxhetit në shpenzimet për arsimin. Marshimi i protestës u organizua pasi autoritetet rritën normën javore të orëve të punës për mësuesit dhe reduktuan orët përgatitore, çka sipas mësueve cënon direkt cilësinë e arsimit dhe redukton vendet e punës për mësuesit.

Me mësuesit në Madrid u bashkuan edhe qindra nxënës nën moton se në rrezik janë standardet e arsimit. Kriza e borxheve në eurozonë ka cënuar aftësitë huamarrëse të Spanjës e për rrjedhojë qeveria qendrore në Madrid ka shtuar presionin për kursime për 17 rajonet  autonome të vendit - që administrojnë shpenzimet për sistemin shëndetësor dhe arsimin në përpjekje për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›