Presidenti Obama krijon postin e shefit të sigurisë kibernetike
Presidenti Obama po ndërmerr hapa që ai thotë se
do të mbrojnë më mirë sistemet kompjuterike amerikane. Presidenti do të emërojë
një ndihmës të posaçëm për të drejtuar përpjekjet në këtë fushë.
Presidenti Obama u zotua t'i trajtojë rrjetet kompjuterike të vendit si pasuri
kombëtare, kur shpalli krijimin e një pozite për sigurimin kibernetik për të
ruajtur sistemin nga pirateria në Internet.
"Kjo është ironike në epokën tonë të informacionit. Pikërisht ajo teknologji që na ndihmon ne të
krijojmë dhe ndërtojmë, ndihmon edhe ata që synojnë të pengojnë dhe
shkatërrojnë".
Zyrtari që do të ngarkohet me këtë detyrë do të jetë nën varësinë e
këshilltarit të Presidentit Obama për Sigurimin Kombëtar dhe kryetarit të
Këshillit Ekonomik Kombëtar. Mbetet ende
për t'u parë se çfarë zgjedhje do të bëjë presidenti për këtë post.
Zyrtarët amerikanë janë shqetësuar
sëtepërmi pasi piratët e Internetit arritën të hynin kohët e fundit në rrejtet
private kompjuterike të qeverisë. Presidenti
Obama tha se edhe në rrjetin kompjutetik të fushatës presidenciale pati
ndërhyrje verën dhe vjeshtën e kaluar.
"Nga gushti deri në tetor, pirtatët arritën të hynin në një grup të tërrë
imejlesh, nga ato që përmbanin dosje mbi qendrimet politike deri tek ato me
planet e udhëtimit".
Presidenti Obama e quajti këtë një "moment transformues" për vendin dhe çështje
tp aftësisë së Amerikës për të konkuruar në botë. //iç//