E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama mbron operacionet e KFOR-it në Veri të Kosovës

26-10-2011 / Gazeta 55

Trazirat në veri të Kosovës, kanë tërhequr vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë.
Kësisoj, presidenti amerikan, Barak Obama, ka përshëndetur forcat e NATO-s për reagimin profesional të treguar gjatë trazirave në veri të Mitrovicës. “Presidenti Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në Veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë”- ka thënë gjenerali Craig R. McKinley gjatë një vizite në Bondsteel.
Gjenerali McKinley, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbi 300 ushtarëve amerikanë të KFOR-it, shprehu kënaqësinë e tij për profesionalizimin e ushtarëve gjatë trazirave të fundit në veri të vendit.
Ndër të tjera, ai solli edhe përkrahjen e presidentit Obama për përpjekjet e KFOR-it në vendosjen e lirisë së lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.
“Lajmet për trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigjja profesionale e forcave të SHBA-së kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve”, u tha ushtarëve amerikanë në kampin Bondsteel, gjenerali McKinley, duke shtuar se të gjithë janë të kënaqur me mënyrën e reagimit të ushtarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›