Prokuroria hetime për kutitë e 8 Majit, digjen fletët e votimit
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka filluar sot djegien e fletëve që ndodhen brenda kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Lajmi konfirmohet për TVNews24 nga zëdhënësi i KQZ Leonard Olli, i cili tha se procesi ka nisur në mëngjes dhe është duke u kryer në Lunder.
Akti i për asgjesimin e materialeve zgjedhore u miratua me uninamitet nga të anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor gjatë mbledhjes së realizuar në 26 shtator të këtij viti. Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh. Neni 178 i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit, në pikën 6 të tij, parashikon që "pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së".
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Partisë Socialiste, për manipulim në zgjedhjet vendore të 8 Majit. Organi i akuzës ka sekuestruar disa nga kutitë për të bërë verifikimin e procesverbaleve, kuti këto kryesisht të Tiranës.
(d.b/News24/BalkanWeb)