Zgjedhjet e 8 maji, KQZ nis djegien e fletëve të votimit

Reagimi: Prokuroria s’ka kërkuar për hetime kutitë e Tiranës
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit. Kutitë me materialet zgjedhore janë dërguar në Lundër, ku aktualisht po kryehet edhe djegia e tyre.
Drejtoresha e logjistikës në KQZ, Erida Dobrusha hodhi poshtë lajmin e publikuar në disa media, që prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar disa kuti të Tiranës për të kryer hetime.
Sipas saj, nuk janë kërkuar kuti nga prokuroria e Tiranës, por vetëm nga prokuroritë e rretheve Shkodër, Lushnje, Berat dhe Përmet të cilat kanë tërhequr materiale në bazë të padive të ngritura, kryesisht për votimet ne komuna.
Në 26 shtator, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me unanimitet miratoi aktin për asgjesimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve vendore të 8 majit.