E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet çlirimin e Libisë

26-10-2011 / Gazeta 55

Ministria e Punëve të Jashtme, me anë të një deklarate, përshëndet shpalljen nga Këshilli Kombëtar i Tranzicionit të Ditës së Çlirimit të Libisë, më 23 tetor, ditë që i dha fund regjimit autokratik të Muamar Gadafit. “Qeveria shqiptare ka mbështetur të drejtën legjitime të popullit libian dhe u rreshtua që në fillim përkrah koalicionit ndërkombëtar në mbështetje të popullit libian për përmbysjen e diktaturës së Gadafit”- citon deklarata. Duke shtuar se në këto momente historike për popullin mik libian, Shqipëria është përsëri në krah të tij dhe përfaqësuesve të tij legjitimë të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, në përpjekjet e tyre për pajtim kombëtar, dhe për një sistem të ri të ndërtuar mbi bazën e lirisë, drejtësisë e progresit. “Ne shprehim besimin dhe gatishmërinë tonë të plotë për zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve e popujve”, përfundon ajo.


NATO shtyn përfundimin e misionit, do qëndrojë në Libi edhe pas 31 tetorit

NATO ka vendosur të shtyjë vendimin zyrtar për përfundimin e misionit në Libi, deri në fund të muajit.
Pas kapjes së Muamer Gadafit, nga forcat opozitare dhe vdekjes së tij javën e kaluar, trupi drejtues i NATO-s njoftoi një vendim paraprak për t’i dhënë fund fushatës shtatë mujore deri në 31 tetor.
Ambasadorët e 28 vendeve antare të Aleancës pritej të formalizonin këtë vendim sot, në një takim në Bruksel.
Por, zyrtarët e NATO-s, kanë njoftuar se takimi është shtyrë për të premten dhe konsultimet do të vazhdojnë me Kombet e Bashkuara dhe Këshillin Kombëtar Tranzitor të Libisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›