E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama merr masat e para,firmos disa urdhëra

Duke premtuar "një erë të re sinqeriteti në vend", presidenti amerikan Barack Obama firmosi disa urdhera ekzekutive lidhur me etikën dhe direktivat e anëtareve të administratës së tij. "Transparenca dhe zbatimi i ligjit do të jenë kriteret e kësaj presidence", deklaroi Obama. Përsa u përket gjërave të tjera, Obama tha se nuk do të ketë ndryshim të pagave për anëtarët e moshuar të stafit. Presidenti i ri ka premtuar gjithashtu një aksion të shpejtë për ekonominë. Shtëpia e Demokratëve, me dëshirë të Obamës, ka firmosur një paketë 825 bilionë dollarëshe për rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila sipas presidentit do të shpëtojë ose do të krijojë mbi 4 milionë vende pune dhe do të ndikojë pozitivisht në sektorin e shëndetesisë, energjisë dhe arsimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›