Presidenti Obama nis turin nëpër Europë

Presidenti amerikan Barack Obama të martën largohet nga Uashingtoni duke ndërmare udhetimin e tij te pare që pas emerimit si president i SHBA-së. Obama nis një turne vizitash ne Europe dhe në fillim do të vizitojë Londrën ku do të marrë pjesë në takimin e vendeve të G20-ës, i cili do të zhvillohet për krizën globale financiare dhe efektet e krizës globale. Në Londër, Obama do të takohet për herë të parë me homologët e tij rusë dhe kinezë, Dimitri Medvedev dhe Hu Jintao, ashtu si edhe me kryeministrin britanik Gordon Broën, si edhe me kryeministrin Indian Manmohan Singh. Pas kësaj, Obama do të marrë pjesë edhe në forumin e organizuar me rastin e 60 vjetorit të NATO-s, takim që do të zhvillohet në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë dhe ku do të takohet me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Në datën 5 prill, presidneti amerikan do të jetë i pranishëm në samitin BE-USA në Pragë. Obama do të ketë një takim me presidentin e Çekisë Vaclav Klaus dhe ish kryeministrin Mirek Topolanek, por edhe me ish presidentin çek Vaclav Havel. Në fund të udhëtimit të tij Obama do të vizitojë edhe Turqinë, ku do të ndalet në qytetin turk, Ankara për takime me presidentin Abdullah Gul. Presidenti Barack Obama viziton këtë javë Evropën për bisedime të nivelit të lartë që lidhen kryesisht me krizën financiare, me bashkëpunimin trans-Atlantik dhe kremtimin e 60 vjetorit të NATO-s. Për herë të parë, Barack Obama zyrtarisht do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në skenën botërore. Ai do të vizitojnë pesë vende në tetë ditë, do të marrë pjesë në tre summite, do të zhvillojë shumë takime dypalëshe, do të mbajë një fjalim të gjatë për përhapjen dhe tregëtine e armëve dhe do të nisë një dialog me të rinjtë në Internet.
Ndalesa e tij e parë është në Londër për një takim në kuadër të krizës ekonomike ndërkombëtare dhe që do të mbledhë liderët e vendeve të G20 një grupim i përbërë nga 20 vendet me ekonomitë më të medha në botë.