Veglat e Edvinit përballen me protestën popullore, në hyrje të Tunelit të Kalimashit

Kandidatët e Edi Ramës janë përballur dje me protestën popullore të mirditorëve dhe të të tjerëve, të cilët i kanë pamundësuar Namik Dokles, Erion Braçes, dhe grimcave socialiste, investigimin për investimit më të madh të buxhetit mbarëkombëtar të shqiptarëve Socialistët shqiptarë u ndaluan dje të hyjnë brenda tunelit të Kalimashit nga qytetarët shqiptarë, banorë të zonës.
Ata në fakt e merituan këtë shuplakë popullore për shumë arsye dhe më e para është e lidhur me qëndrimin e tyre ndaj veprës më të madhe inxhinierike të Shqipërisë. Grupi i deputetëve të pamandatuar socialistë shpresduan që dje të bënin një spektakël të pështirë mediatik me kanalet e tyre televizive, por cuditërisht dhe në mënyrë fare naive nuk parashikuan reagimet e popullit shqiptar. Dhe fatura që morën ishte ajo e turpit. Jo se Brace nuk është mësuar që të përballet me turpe, por pozitivitetei i gjithë kësai ishte mësimi që shpresohet të jetë nxjerrë nga ata që e quajnë veten deputetë të politikës së re të Edi Ramës. Partia Socuialiste dje u përball jo vetëm me një grup qytetarësh të zonës ku është ndërtuatr tuneli, por në fakt me gjithë Shqipërinë. Populli shqiptar u ngrit dje në këmbë dhe mbrojti vetveten nga mësymja socialiste për ta ndaluar atë të udhëtojë i lirë në europë. Populli shqiptar u ngit dje në këmbë për të mbrojtur dinjitetin e tij për të mbrojtur investimin ke rruga dhe për tëm protestuar për qindra miliona euro të mbledhura nga qeveria socialiste në emër të rrugës e të shpërdoruara apo të përfunduara në xhepat e miqve të Majkos. Populli shqiptar dje ishte i gjithi me ata njerëz që dje vune gjoksin e tyre për të ndaluar një turmë të papërgjeshme të deputetëve të së majtës për të përdhosur atë që është margaritari i veriut të vendit. Vizita e vonuar me gati 3 vjet në tunelin e Kalimashit prej kasandrave komuniste u prit me hidhërim dhe protestë popullore. Dhe kjo është normale. Është po aq normale sa edhe vota anti-Ramë që demonstruan qytatërtt shqiptarë në zgjedhjet e vitit 2009. Është protesta e heshtur dhe e pashpallur deri më tani e popullit shqiptar që në shumicë u tha të kuqtve të Edvinit e të Gramozit se ka kufij të durimit qytetar për të gjitha shtrembërimet, deformimet, pabesitë, xhelozitë, dufet, turpet, pse jo krimet që e majta shqiptare ka bërë kundër ndërtimit të rrugës së bashkimit të shqiptarëve. Protesta e atyre burrave, grave dhe djem,ëve në hyrje të tunelit të Kalimashit kundër të paftuarëve socialistë ishte simbolika e gjithë pakënaqësisë popullore që u derdh këmbëve të deputetëve socialistë që për intersa të kryetarit të tyre nuk mundën të shkojnë më parë për të parë se cilat kanë qenë hallet dhe problemet e njerëzve që ndërtuan veprën e shekullit. Ata patën paturpësinë që të shkojnë vec në fund e vec për të sharë e për të mallkuar rrugën që i la në opozitë. E kur helmi i demagogjisë dhe natyrës së tyre edviniste kërkoi që të depërtojë në zemër të tunelit të Thirrës, antidoza popullore frenoi cvmendurinë revanshiste të liliputit Brace e Bizhga. Cubat e partisë Socialiste kanë humbur dhe dorëzuar dje mandatin e tyre agresiv e propotent para shqiptarëve. Ata u ndalën nga një grusht malësorësh që janë dëshmia e qendrëses shqiptare ndaj cdo trupi të huaj apo invazioni ideologjik e trupor që tentoi të pengojë rrjedhën europiane të shqiptarëve.Cubat e PS-së u poshtëruan, u turpëruan dhe u zvarritën ndër këmbët e madhështisë kombëtare nën kërcënimin e zemrave malësore që nuk përtojnë t’u kujtojnë deputetëve të pamandatuar të Rucit e ramës se ka kufij qëndrese e heroizmi. Po, po, ai grusht njerëzish që uli kokat e gjelave të PS-së është heroik, është simbolik. Deputetët socialistë nuk u lejuan të hynin në brendësi të tunelit. Sepse ata duke mos pasur asnjë vizion të detyrimeve të tyre parlamentare mendojnë se dalja në TV në atë mënyrë do i legjitimojë në sytë e elektoratit të tyre. Si përfundim turma e depuetëve të partrisë Socialiste që morën mundimin të shkonin për të bërë shoë mediatik në veri të vendit u provuan se janë vetëm frikacakë e të pabesë që u nisën në mot të keq për të pë3rfituar nga mjegulla dhe shiu. Turpi do i shoqërojë ata kur të dalin sërish në publik. Në fakt ajo që duhet të bëjnë shquiptrë është të ngrihen në protesta kundër socialistëve në të gjithë Shqipërinë. Dikush mund të totë se ky është paradoks. Punë e madhe, paradeokset në Shqipëri nuk kanë të sosur. Por tek e fundit, një reagim i gjerë popullor kundër aventurierëve të politkës së majtë do të dëshmonte perversitetein e gëzimit me fatkeqësinë e shqiptarëve,deri edhe me vdekjen (Kujto mitingun e turpit në vdekjen e të ndjerit Trebicka). Shqipëria e di se ngazëllimi i brezit të dytë komunist në Shqipëri ka një cak dhe ky kufi i kilometrit të fundit është tek tuneli i Kalimashit.
...