E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zafar Ansar u emërua Konsull i Pakistanit nga Kastriot Islami në dhjetor të vitit 2004

PD-ja hedh poshtë shpifjet e djeshme të një gazete të përditshme Zafara Ansar, për të cilin mediat shkruanin dje se është emëruar Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Pakistan, nga Kryeminitri Sali Berisha, është emëruar në këtë detyrë që në vitin 2004, nga ish-Ministri i Jashtëm Kastriot Islami. Saktësimi për këtë informacion të botuar dje nga një e përditshme, është bërë nga Partia demokratike. “Sot (dje) në mediat e kontrolluara prej tij, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mashtron shqiptarët me shpifjen e fundit ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Kryeministrit, zotit Sali Berisha sipas së cilës Zafar Ansar është emëruar nga Kryeministri Berisha si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit për shkak të interesave të tij familjare”, deklaroi PD-ja, nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Zëdhënësja e Partisë Demokratike sqaron se, “sipas dokumenteve autentike që disponon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Zafar Ansar është emëruar në Detyrë si Konsull i Përgjithshëm i Pakistanit më datë 15 dhjetor të vitit 2004, nga Ministri i Jashtëm i qeverisë socialiste, Kastriot Islami”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›