E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai vret djalin 15-vjeçar

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 16:57

Një vrasje brenda familjes ka ndodhur rreth orës 4 e 15 minuta në fshatin Torovicë të Lezhës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës. Babai Ndue Stomici, 43 vjeç, ka vrarë djalin e tij 15-vjeçar me armë zjarri pushkë.

Autori i dyshuar i vrasjes ka lajmëruar policinë dhe më pas është shoqëruar në Komisionarin e Policisë së Lezhës pa kundërshtuar.

Është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje.

Sipas policisë, i arrestuari ka dëshmuar se e kreu krimin për shkak se për të birin kishte ankesa se vidhte fqinjët e tij.

Policia e Lezhës sqaroi se do të vazhdojë hetimet në lidhje me ngjarjen. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›