E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria siriane hyn në Hama

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 16:30

Banorët thonë se tanket kanë sulmuar qytetin e Hamës herët në mëngjes, pasi që ishte rrethuar për pothuaj një muaj, si reagim ndaj demonstratave kundër presidentit Bashar al Assad.

Agjencitë e ndryshme të lajmeve, duke u bazuar në informacionet e dëshmitarëve, thonë se gjatë sulmeve janë vrarë 20 deri 45 persona.

Pesë persona tjerë janë vrarë të shtunën, gjatë granatimit të Deir al Zorit nga forcat siriane.

Grupi Unioni Për Koordinimin e Revolucionit Sirian tha se 57 ushtarë në Deir al-Azor kanë dezertuar, për t’iu bashkuar protestuesve.

Grupi tha se banorët kanë formuar komitete lokale dhe kanë vendosur barrikada për të penguar avancimin e tankeve brenda qytetit.

Deri më tash njoftohet se që nga fillimi i trazirave, në Siri kanë vdekur 1.888 persona, nga ta 1519 civilë dhe 369 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›