Presidenti Obama perseri thirrje Kongresit te miratoje Aktin e Punes
Presidenti Barak Obama i kerkoi edhe nje here Kongresit te miratoje ligjin e propozuar prej tij per krijimin e vendeve te punes kur ai mbajti nje fjalim perpara nxenesve te nje shkolle te mesme prane Uashingtonit.
Ai gjithashtu i ftoi nxenesit e pranishem te vizitonin faqen e internetit te Shtepise se Bardhe per te lexuar planin e tij mbi hapjen e vendeve te reja te punes.
Zoti Obama ka shkuar keto dite ne vende te ndryshme te Shteteve te Bashkuara per te promovuar planin e tij qe kap vleren 447 miliarde dollare. Ai thote se ky plan do te nxise kapercimin e veshtiresive qe ekonomia amerikane po kalon duke ndihmuar bizneset e vogla dhe duke krijuar rreth 2 milione vende pune.
Presidenti Obama thote se ligji do te riktheje ne pune punonjesit e sektorit te ndertimit dhe mesuesit.