Presidenti Obama plan ambicioz mbi energjine

Pavaresisht trazirave qe po ndodhin ne mbare boten Presidenti Barak Obama thote se Shtetet e Bashkuara nuk mund te terhiqen nga qellimi i tyre per plotesimin e nevojave te energjise. Me kerkesat ne rritje nga Kina dhe vendet ne zhvillim qe po nxisin nje rritje te shpejte e cmimeve te naftes dhe konsumatoret qe paguajne cmime me te larta per karburant presidenti thote se tani ka ardhur koha te siguruar energjine per te ardhmen e vendit.
Dhe sot une dua te njoftoje nje plan te ri qe eshte i arsyeshem i arritshem dhe e nevojshem. Kur une u zgjodha president Amerika importonte 11 milion fuci nafte ne dite. Pak me shume se nje dekade nga tani ne do ta ulim kete import me nje te treten. Kjo eshte dicka qe ne mund ta arrijme.
Per te arritur kete president Obama thote se nje strategji afat-gjate eshte e nevojshme - qe perfshin zgjerimin e prodhimit vendas te naftes krahas rritjes se perdorimit te energjise alternative. Dhe per shkak se mjetet e transportit ne SHBA jane pergjegjese per konsumin e me shume se dy te tretave te naftes presidenti tha se qeveria federale ka ne plan te udheheq me shembullin e vet duke eliminuar te gjitha makinat e saj qe punojne me benzine brenda vitit 2015.
Ne kemi shume autiomobile. Kjo eshte arsyeja pse kemi dyfishuar tashme numri i automjeteve me energji alternative dhe kjo eshte arsyeja pse une sot i urdheroj agjencite federale per blere makina elektrike dhe me energji hibride. Te gjitha ato duhet te jene me lende djegese alternative brenda vitit 2015.
Dhe pavaresisht nga kriza ne Japoni zoti Obama thote se nga energjia berthamore nuk do te hiqet dore. Me shume se 100 centrale berthamore ne te gjithe SHBA aktualisht ofrojne nje te pesten e energjise elektrike te vendit.
Ne do te nxjerrim mesime nga Japonia ne projektimin dhe ndertimin e centraleve ne te ardhmen. Por nuk mund te heqim thjesht dore nga energjia berthamore.
Por edhe keto masa nuk do te jene te mjaftueshme per sigurimin e energjise. Shteteve te Bashkuara ende u duhet te shtojne importet e naftes nga vende mike te tilla si Kanadaja Meksika dhe Brazili.
Dhe analistet thone se perparimet teknologjike te nevojshme per ta cuar planin e energjise me afer realitetit ende kerkojne shpenzime te konsiderueshme ne fushen e kerkimeve dhe zhvillimit - hollesi per te cilat kritiket thone se i munguan fjalimit te presidentit.