Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtare te larte te ministrise se brendshme

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka shkarkuar 10 zyrtare te larte te ministrise se brendshme.
Ne nje njoftim te publikuar sot Kremlini njoftoi shkarkimet duke thene se te gjithe ishin shefa te departamenteve rajonale te ministrise se brendshme pervec njerit i cili ishte drejtues i institutit ligjor te ministrise.
Ne njoftimin e Kremlinit nuk jepeshin arsyet e ketyre shkarkimeve por agjencite e lajmeve ne Rusi thone se keto shkarkime jane pjese e perpjekjeve per te riorganizuar ministrine e brendshme.
Dje presidenti Medvedev i dha urdher zv/kryeministrit Igor Secin qe te jepte doreheqjen nga bordi i kompanise se madhe te naftes Rosnef si pjese e nje fushate per te ndare politiken nga biznesi.