E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e mjeteve të skanimit në aeroporte

Anketimet e publikut tregojnë se shumica e amerikanëve kërkojnë skanimin e
të gjithë trupit, si mënyrë për t'u mbrojtur nga sulmet terroriste në linjat e
avionëve komercialë. Përfitimi nga skanerat po debatohet në një numër vendesh.
Disa grupe kanë ngritur çështjen e privacisë. Por shumë njerëz besojnë se makinat
mund të paraqesin edhe rrezik për shëndetin. Siç njofton korrespondenti i Zërit
të Amerikës Vidush Sinha, aparatet e skanimit lëshojnë sasi të vogla rrezatimi,
që me kalimin e kohës, sipas shkencëtarëve, mund të shtojnë rrezikun për kancer.
Në se personi që akuzohet për tentativën
e sulmit me bombë Ditën e Krishtlindjeve në avionin me destinacion Shtetet e
Bashkuara do të kishte kaluar nëpër aparatin e skanimit të të gjithë trupit,
eksplozivi që ai kishte në trup mund ta ishte dalluar dhe tentativa për sulm do
të ishte zbuluar shumë më herët.

Shtetet
e Bashkuara, veç Britanisë, Holandës, Francës dhe Italisë, kanë bërë të njohura
planet për instalimin e skanuesve të trupit nëpër aeroporte.

"është shumë e vështirë të
gjesh eksplozivët me pajisjet që tani janë në dispozicion. Skanuesit e trupit
janë në gjendje ta bëjnë këtë".

Rrezet X kontrollojnë me hollësi
trupin,makinat gjenerojnë imazhe
korrekte që mund të dallojnë objekte të fshehura nën rroba.

Përveç
shqetësimeve për privacinë, ka përherë e më tepër diskutime lidhur me rrezikun
e mundshëm të kancerit nga rrezatimi i lëshuar nga skanerat. Por sipas
ekspertëve, rreziku është i vogël. Rrezatimi nga e ashtuquajtura teknologji  "backscatter" është 2 mijë herë më e vogël se
nga një radioskopi dhe 200 herë më e vogël se analiza radiologjike e quajtur
Cat-Scan.

Mahadavepa Mahesh është profesore e
radiologjisë në Universitetin e Mjekësisë John Hopkins të Baltimorës.

"Koha e ekspozimit është
8-15 sekonda dhe niveli i radiacionit është i ulët pasi rrezet X që përdoren këtu nuk
depërtojnë në trup. është një dozë tepër e vogël dhe rrezatimi i shpërndarë që
vjen nga trupi kapet nga një detektor dhe kështu merr imazhin".

Personi
që akuzohet për tentativën e sulmit të Krishtlindjeve, Umar Faruk
Abdulmullatab, fluturoi nga Amsterdami dhe Lagosi.

Sipas
mediave, Nigeria kishte marrë aparatura për skanimin e trupit nga Shtetet e
Bashkuara por nuk kishte përdorur një të tillë për skanimin e personit që akuzohet
për tentativën e sulmit.

Disa
ekspertë thonë se këto makina të kushtueshme do të jenë të vështira për shumë
vende afrikane dhe të varfëra për t'u blerë dhe instaluar.

Rreziku
i ekspozimit ndaj rrezatimit mund të jetë më i madh në vendet në zhvillim, ku
disa thonë se mirëmbajtja e makinerive mund të mos jetë e mirë.

"Siç veprojmë me skanuesit nëpër spitale, ku
bëjmë kontrolle periodike për t'u siguruar që nivelet e rrezatimit janë të
specifikuara dhe brenda kufijve të pranueshëm, kjo është e rëndësishme. Ekziston
gjithmonë një mundësi që skanerat të kenë difekt dhe që ato të lëshojnë më
tepër rrezatim dhe për të shmangur këtë, ato duhen kontrolluar vazhdimisht".

Megjthëse shumë ekspertë besojnë se
ekspozimi ndaj rrezatimit nga skanuesit për të gjithë trupin, nuk do të përbëjë
rrezik për kancer, disa bëjnë thirrje për kujdes.

Dr.
David Brenner i Universitetit Kolumbia të Nju Jorkut është një prej tyre.

"Fëmijët në përgjithësi janë
më të ndjeshëm se të rriturit ndaj radiacionit, por më i ndjeshëm është
embrioni dhe fetusi tek grate gjatë shtatzanë".

Ekspertët thonë se nevojiten më tepër
studime për këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›