E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama qeteson amerikanet

Telefonata, mesazhe dhe veprime bankare me kartat e kreditit. Vazhdon të zgjerohet edhe më shumë sfera e të dhënave private që kontrollohen nga një program që u reklamua nga ish presidenti Bush në vitin 2007. Dhe presidenti Obama, i cili gjatë fushatës elektorale për një mandat të dytë presidencial kishte premtuar se kontrollet nga ana e qeverisë në jetën e amerikanëve do të ishin më të kufizuara, tashmë rrezikon të jetë viktimë e fjalëve të tij.
Por me anë të një konference për shtyp ai u ka premtuar amerikanëve se asnejri nuk përgjon telefonatat e tyre dhe se programi Prism nuk ka aspak të bëjë me këtë. Por gjithësesi ai shtoi se nuk mund të ketë 100 për qind siguri dhe 100 për qind privatësi në të njëjtën kohë. Uashington post nga ana e saj këmbëngul se administrata Obama, ka akses dhe në bisedat e zhvilluara në rrjetet sociale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›